Lajme
Nëse kundërshton Tirana, s’ka devijim të Radikës
„Nëse dibrani i fundit është kundër devijimit të Lumit Radika, atëherë nuk do të ndërtohet hidrocentrali në Fushën e Lukovës“, tha ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini
Ideja e Qeverisë së Maqedonisë për të devijuar lumin Radika që rrjedh nëpër Dibër, ka ngritur tensionet edhe në Shqipëri. Për t’i qetësuar gjërat,drejt Tiranës kanë udhëtuar ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini dhe ministri i Ambientit Jetësor, Abdilaqim Ademi.
Këta dy ministra kanë garantuar Tiranën zyrtare se devijimi i lumit. Radika nuk do të realizohet nëse e kundërshton këtë shteti shqiptar.
“Nëse qeveria shqiptare e kundërshton, nëse dibrani i fundit është kundër projekti, atëherë nuk ka asnjë projekt të realizuar”, deklaruan ministrat maqedonas në Tiranë.
Dy ministrat, të ardhur që mbrëmë në Tiranë me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa sot janë takuar me ministrni e Jashtëm, Ditmir Bushati me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe me ministrin e Energjetikës dhe Ekonomisë, Damian Gjiknuri.
Ata nënvizuan se projekti nuk ia vlen të diskutohet tani sepse është thjesht një ide në letër. Por, ministrat Ademi dhe Saraçini nënvizuan se projekti po përgatitet dhe do të finalizohet në muajin qershor, por ata kanë kërkuar që kjo të bllokohet nga Qeveria e Tiranës.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi se opozita po spekulon me çështjen Radika dhe se kjo çështje rregullohet nga
marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ujërat ndërkufitare duhet të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme dhe të barabartë, duke marrë në konsideratë aktivitetin ndërkufitar…Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do të mbrojë deri në ditën e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar”, deklaroi Bushati.
Ndërsa ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapësinor në Maqedoni, Abdilaqim Ademi u shpreh se nuk ka një projekt për lumin Radika. Sipas tij, vazhdimësinë e projekt-idesë që nuk është hedhur në letër, do e përcaktojë një studim paraprak që do të bëhet për ndikimin që mund të ketë një projekt i tillë në mjedis.
“Nuk do marrim asnjë vendim pa u konsultuar me vendet fqinje dhe pa ndjekur procedurat që parasheh realizimi i një projekti. Studimi që duhet të përfundojë për impaktin në mjedisin jetësor do jetë bazë për realizimin apo jo të projektit dhe ky studim është duke u përgatitur. Nuk ka nevojë për shqetësime”, tha ai.
Ndërsa ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini tha se projekti për Radikën është vetëm në letër, ndërsa projekti final,
sipas tij, pritet të përfundojë deri në muajin qershor.
“Pasi të përfundojë projekti final, por dhe studimi do të ketë debate publike ku do jenë të kyçur gjithë institucionet relevante dhe përfaqësues të Dibrës së Madhe, pala shqiptare. Nëse qeveria shqiptare nuk jep pëlqim deri në fund të muajit qershor, atëherë nuk do të miratohet”, tha ai.
Rastet e çështjeve ujore, sipas tij, diskutohen dhe nuk bëhen në formë arbitrare por diskutohen mes shtetesh. “Pra kemi një projekt në letër por poqese dibrani i fundit është kundër këtij projekti, ky projekt nuk do të realizohet”, deklaroi më tej ai.
Qeveria e Maqedonisë ka si ide ndërtimin e një hidrocentrali në “Fushën e Lukovës” duke ia kthyer rrjedhën lumit Radika që derdhet natyrshëm në Drinin e Zi dhe më pas në Adriatik, për ta çuar ka lumi
Vardar dhe në Detin e Zi.
Nëse i ndërrohet destimi lumit Radika do të shteret edhe liqeni i
Dibrës, me ç`rast do të rrezikohet ky rajon për mungesë të ujit dhe do të pësojë dëme të tjera ekologjike.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










