Shkurt.ch

Nepotizmi, problem edhe në Zvicër

Në anketën e “Transparency International”, 40 për qind e të anketuarve madje flasin për korrupsionin në rritje

Zvicra nuk është një prej vendeve më të pastra kur flitet për korrupsionin.  Në anketën e “Transparency International”,  40 për qind e të anketuarve madje flasin për korrupsionin në rritje.

Shumica janë të bindur se funksionojnë mirë lidhjet personale me autoritetet. Zvicra së bashku me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara janë me një kategori më të lartë. Finn Heinrich, drejtor i hulumtimeve në „Transparency International“, thotë se megjithatë ekziston hapësirë për përmirësim. 
 
“Hulumtimi duhet të jetë një thirrje për zgjim të elitës politike dhe ekonomike për të ndërmarrë diçka në përmirësimin e kësaj gjendjeje”, tha ai për SRF.
 
Shqetësuese është nëse katër nga dhjetë njerëz në Zvicër flasin për rritje të korrupsionit.
 
Është perceptuar si më i përhapuri nepotizmi. Korrupsioni është më shumë vetëm kur paguani ryshfet. Në shumë raste korrupsioni vjen pas kontakteve personale, në mënyrë që të sigurohet një procedurë e rregullt ligjore. „Zvicra nuk është përjashtim“, thotë Henrich.
 
Shumica e zviceranëve e perceptojnë si të arsyeshme administratën publike pa korrupsion. Por shtatë për qind kanë paguar vetë ryshfet në zyrat e ndërtimit. Gjashtë për qind e të anketuarve kanë konfirmuar se kanë dhënë ryshfet për gjyqësor, në spitale tre për qind, ndërsa në polici dy për qind.
 
Është vlerësuar si pozitive në Zvicër lufta e qeverisë kundër korrupsionit. Vetëm 17 për qind thonë se autoritetet nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.