Lajme
Nënvarianti i ri i Covidit nuk përbën shqetësim të madh, sipas ECDC
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) njoftoi se nënvarianti i fundit i Covid-19, me përhapje të shpejtë, nuk përbën një rrezik të madh për shumicën e njerëzve në Evropë.
Ekspertët paralajmëruan në një vlerësim të publikuar sot, se personat e pambrojtur si të moshuarit, të pavaksinuarit ose ata me sistem imunitar të komprometuar janë në një rrezik mesatar deri në të lartë nga nënvarianti i Omicron, XBB.1.5, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Rreziku për popullsinë e përgjithshme në gjithë Zonën Ekonomike Evropiane nga nënvarianti pritet të jetë i ulët”, sipas ekspertëve.
“Ekzistojnë disa boshllëqe njohurish me XBB.1.5 dhe ky vlerësim mund të ndryshojë në javët e ardhshme, pasi të bëhen të disponueshme më shumë prova”, thuhet në raportin e ECDC-së.
Nënvarianti XBB.1.5 i llojit Omicron është përhapur gjerësisht në SHBA, por mbetet ende i rrallë në Evropë.
Megjithëse, normat e përgjithshme të infeksionit të Covid-19 në Evropë janë relativisht të ulëta, ECDC-ja me seli në Stokholm parashikon që nënvarianti XBB.1.5 të përhapet shpejt.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










