Shëndetësi
Nëntë këshilla se si të mbroheni nga rriqrat
Bashkë me verën, vijnë edhe rriqrat, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje/infeksione të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, numri i të pickuarve ka arritur në 848 në komunën e Malishevës, 342 raste në komunën e Suharekës, 257 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pakositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes joadekuate.
Andaj, IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë më shumë kujdes dhe ka dhënë disa rekomandime.
“Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët, sepse nga pickimi tashmë një person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike. Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve”, thuhet në njoftim.
Këshillat nga IKSHPK:
Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit, të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













