Kosova
Nënshkruhet koalicioni Nisma – AKR: Limaj, kandidat për kryeministër
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor, me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Fatmir Limaj në fjalën e tij ka treguar se do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion, duke shtuar se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje dhe se do të jenë faktor determinues për krijimin e qeverisë së ardhshme.
“Është një lajm i mirë për vendin. Lajm i mirë për politikën në vend. Një lajm që tregon se me këtë vendim të sotit, do të ndërtojmë një bosht politik, presim që të bashkohen edhe grupe tjera politike. Besoj që është shumë e rëndësishme të kemi një frymë konkstruktive. Besoj që koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR, jep një mundësi të tillë. Unë kam nderin që do të jem kandidat për kryeministër nga ky koalicion”, ka thënë Limaj.
Ndërkohë, Pacolli ka thënë se do të kenë një listë të përbashkët zgjedhore dhe se do të bëjnë një punë dinjitoze.
“AKR dhe NISMA mbrëmë kanë biseduar për koalicion. AKR dhe NISMA do të jenë në një koalicion parazgjedhor. Do të kenë një listë të përbashkët, me kandidatin e vetë për kryeministër. Do të bëjmë një punë dinjitoze”, ka thënë Pacolli përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














