Uncategorized
Nënë e djalë humbin jetën nga zjarri
Bëhet fjalë për një grua 51 vjeçe dhe të birin e saj, 21 vjeçar, të cilët jetonin bashkë në këtë shtëpi. Ata janë gjetur të vdekur në shtëpi nga ekipi shpëtimtar
Dy persona kanë humbur jetën nga një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi në Sursee (Kantoni i Lucernit) natën e mbrëmshme, bën të ditur agjencia zvicerane e lajmeve sda. Bëhet fjalë për një grua 51 vjeçe dhe të birin e saj, 21 vjeçar, të cilët jetonin bashkë në këtë shtëpi, transmeton albinfo.ch. Ata janë gjetur të vdekur në shtëpi nga ekipi shpëtimtar.
Sipas njoftimeve që jep policia edhe katër banorë të tjerë të shtëpisë si dhe tre zjarrfikës janë dërguar në spital me dyshimin se janë helmuar nga gazi që është liruar përmes tymit pas shpërthimit të zjarrit.
Në aksionin e shpëtimit dhe të fikjes së zjarrit kanë qenë të pranishëm gjithsej 90 pjesëtarë të zjarrfikësve, shpëtimtarëve dhe të policisë.
Ende nuk ka njohuri rreth shkaqeve të zjarrit. Tash për tash nuk ka dëshmi për ndonjë zjarrvënies të qëllimtë.
Shtëpia ku ka ndodhur zjarri është e pabanueshme. Të gjithë banorët e saj janë strehuar në shtëpi të tjera.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










