Bota
Nëna, e tronditur nga vdekja e dy 2 fëmijëve në lumë, shtrihet në spital
Ende nuk dihet se nga cili vend i Kosovës vjen familja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Loire të Francës. Dy fëmijë nga Kosova janë mbytur në lumë, para syve të nënës së tyre. Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë, ndërkaq deri tashti nuk dihet se nga cili vend i Kosovës është familja kosovare me banim në Francë.
Pasditen e së martës, një nënë kosovare kishte dalë me dy fëmijët e saj për të ngrënë drekë në një restorant në afërsi të lumit Le Moingt në Loire të Francës.
Fëmijët, vëlla e motër, po loznin në afërsi të lumit në momentin tragjik. Djali 2-vjeçar ra në lumë, e motra e tij 5 vjeçe u hodh për ta ndihmuar të vëllain të dilte.
Nëna 35-vjeçare po ashtu u hodh në lumë, për t’i shpëtuar fëmijët, por fatkeqësisht nuk arriti të bënte asgjë. Vajza dhe djali i saj i vdiqën para syve.
Mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e rëndë të së martës, ku kanë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.
“Dy fëmijë nën moshën pesë vjeç, të cilët po luanin në brigjet e një lumi të përmbytur, vdiqën para syve të nënës së tyre. Drama e tmerrshme ndodhi pasditen e së martës, në lumin e quajtur Le Moingt, i cili kalon jo shumë larg zonës tregtare të Montbrison në Loire. Nëna 35-vjeçare nga Kosova po kthehej nga një restorant i ushqimit të shpejtë me dy fëmijët e saj kur shkuan në buzë të lumit të përmbytur. Sipas deklaratave të saj, fëmija i vogël ra në ujë. Motra e tij u përpoq ta kapte para se të zhdukej nga rryma. Nëna arriti të bashkohej me ta, por pa mundur t’i ndihmonte. Pastaj ajo paralajmëroi njerëzit të njoftojnë shërbimet e urgjencës. Ata mbërritën atje, por as ata nuk mund të bënin asgjë, sipas të njëjtave burime”, shkruajnë mediat franceze.
Po ashtu, theksohet se 35-vjeçarja kosovare është shtrirë në spital, pas tronditjes që mori nga mbytja në lumë e dy fëmijëve të saj.
“Shumë e tronditur, nëna u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave”, raportojnë mediat franceze.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz