Lajme
Nën dyshimet për krime lufte arrestohet Xhemshit Krasniqi
Pas pesë vjet në arrati, policia e EULEX-it në Kosovë ka arrestuar të akuzuarit të krime lufte, Xhemshit Krasniqi
Pas më shumë se pesë vjet në arrati, Policia e EULEX-it (Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit), kanë arrestuar në Prizren Xhemshit Krasniqin, luftëtarin dhe eprorin e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nën dyshimin se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në rajonin e Kukësit dhe Prizrenit.
“Ne mund të konfirmojmë se zoti Krasniqi është arrestuar nga EXPOL (Policia e EULEX-it) sot. I akuzuari po transportohet në këto momente në një qendër mbajtjeje. Më shumë detaje do të japim nesër”, thuhet në një përgjigje të zëdhënëses, Dragana Nikolic – Salomon.
Ndryshe, në maj të vitit 2010-të, policia e EULEX-it bastisi shtëpinë Xhemshit Krasniqit në Prizren, por nuk arriti ta arrestonte atë. Që nga ajo periudhë, Krasniqi i është shmangur misionit EULEX, deri në ditën e djeshme, kur edhe u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Për Krasniqin, thuhet se ekziston dyshimi se ka shkelur kodet e luftës, duke bërë krime lufte kundër popullsisë civile, që supozohet të jenë kryer në Qendrat e UÇK-së të vendosura në Kukës dhe Cahan (Shqipëri) gjatë periudhës prillit-qershor të viti 1999. Policia rajonale e Kosovës nuk ka asnjë informatë rreth këtij rasti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













