Shkurt.ch

Në Zvicrën frankofone, dënimet më të ashpra se në atë gjermane

Në Zvicrën franceze vetëm 57 për qind të të burgosurve janë liruar pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit. Ndërsa në Zvicrën gjermane nga kjo rregull kanë përfituar 83 për qind të të dënuarve!

Zviceranët që jetojnë në pjesën frankofone të vendit, për të njëjtat delikte marrin dënime më të rënda se ata në zonën gjermane.

Siç konstaton një studim ende i pabotuar por i cituar nga magazina televizive e lajmeve “10vor10”në Zvicrën franceze të dënuarit ndodh më shpesh ta mbajnë dënimin me kohëzgjatje të plotë në krahasim me “kolegët” e tyre të zonës gjermane.

Autorët e studimit ndërkaq kërkojnë që të unifikohet kjo praktikë në gjithë vendin, transmeton albinfo.ch.

Lirimi me kusht nga vuajtja e dënimit është i rregulluar në mënyrë të qartë me ligj: të burgosurit të cilët i kanë vuajtur dy të tretat e dënimit, duhet të lirohen. Vetëm kur ekziston rreziku i recidivizmit, autoritetet mund të vendosin kundër këtij lirimi. Dhe, siç rezulton nga studimi, në Zvicrën frankofone ato e shfrytëzojnë më shpesh mundësinë për të mos i liruar të dënuarit në fjalë. Gjatë dhjetë viteve të fundit atje vetëm 57 për qind të të burgosurve  janë liruar pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermane nga kjo rregull kanë përfituar 83 për qind të të dënuarve!

Kjo është me të vërtetë problematike dhe mund të çojë në padrejtësi”, ka thënë Thomas Freytag, udhëheqës i studimit. Por ndryshe mendon drejtori për siguri i Gjenevës, Pierre Maudet. “Ne orientohemi nga Franca. Dhe atje është e zakonshme që i burgosuri të vuajë dënimin komplet”, ka thënë ai për +10vor10”.