Shkurt.ch
Në Zvicër testohet vaksina kundër Ebola-s
Swissmedic tashmë ka lejuar që testimet përkatëse të kryhen te 120 persona të paraqitur vullnetarisht
Në Zvicër së shpejti mund të bëhet testimi i vaksinave kundër sëmundjes Ebola. Autoriteti zviceran për lejimin (licencimin) e medikamenteve, Swissmedic tashmë ka lejuar që testimet përkatëse të kryhen te 120 persona të paraqitur vullnetarisht, shkruan srf.ch.
Spitali ku do të vaksinohen personat e paraqitur për testim është Spitali Universitar në Lozanë. Me këtë rast bëhet fjalë për testimin e parë të këtij lloji, të lejuar deri më tash në Zvicër. Testimet do të sjellin dëshmitë nëse materia për vaksinim është e pranueshme nga trupi i njeriut dhe nëse ajo fare vepron ose jo.
Ky aksion e ka edhe mbështetjen e Organizatës Botërore për Shëndetësi (WHO). Testime klinike të vaksinës kundër sëmundjes ebola deri më tash ka pasur në SHBA, në Angli dhe në Mali.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











