Kalendari
Në Zvicër fëmijet mblidhen më 1 qershor për të mësuar rreth vendit të tyre
1 Qershorin, ditën e fëmijëve, do të festohet së bashku me “Swiss Albania Event”.
OUCHY, Lausanne, do të jetë vendi ku të gjithë vogëlushët do të gjejnë aktivitete festive gjatë ditës së Shtunë, datë 01 Qershor 2019 duke filluar nga ora 10:00- 19:00.
“Ju tregojmë për vendin tonë”, është një prej aktiviteteve të organizuar nga
Swiss Albania Event dhe Ambasada E Republikes të Shqiperis në Bern, mbështetur nga platforma mediatike albinfo.chnë bashkëpunim me prindërit dhe fëmijët nga të gjitha trevat Shqiptare në Vaud, të cilët do të organizojme një seri promovimi aktivitete kushtuar origjinës, lidhjeve dhe rrënjëve tona.
Aktivitetet do të pasojnë me një mini-ekspozitë nga piktorët e vegjël për të na treguar hartën e trojeve shqiptare, si dhe mëtejme shumë aktivitete letrare ku fëmijët do të mbajnë të veshur plisat e bardhë në kokë si simboli kombëtar I vendit tonë.
Pasdite do vijojmë edhe me një kinema verore, ku do të shfaqen filma vizatimor për fëmijët e të gjithë grup moshave si dhe shume aktivitete të tjera argëtuese e gazmore.
Mbrëmjen do e mbyllim me një darkë muzikor, të shoqëruar edhe me nje tavoline ku do promovohen dhe shiten produkte tradicionale Shqiptare.
Dëshirojmë të ftojmë dhe jemi të hapur për bashkëpunim në realizimin e këtyre aktiviteteve me të gjitha Shoqatat, Zyrën e Integrimitnë Lausanne si dhe:
Qendrat dhe Shoqatat multikulturore të Lausanne-s
Mësues të ciklit të ulët
Mësues të gjuhës shqipe
Mësues të letërsisë në gjuhën Shqipe
Mësues të muzikës, kostumeve dhe traditave Shqiptare
Nxënës e prindër
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Qershor 2019
- Ora10:00
- Data e përfundimit1 Qershor 2019 - 19:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










