Shkurt.ch
Në Zvicër, barnat e njëjta kushtojnë dyfish më shumë se jashtë vendit
Te medikamentet jo origjinale (generika), dallimi në çmime në mes të Zvicrës dhe shteteve me të cilat është bërë krahasimi, ka qenë 52%
Barnat në Zvicër vazhdojnë të jenë dukshëm më të shtrenjta se kudo jashtë vendit. Në veçanti më shtrenjt kushtojnë barnat generika (jo origjinale), ka konstatuar një krahasim çmimesh i realizuar nga organizatat Interpharma dhe Santesuisse.
Sipas krahasimit në fjalë, barnat origjinale në Zvicër janë mesatarisht 9 për qind më të shtrenjta se në disa nga vendet e Evropës Perëndimore, me të cilat është bërë krahasimi. Kjo e dhënë tregon për një rënie, pasi që në krahasimin e fundit, të bërë para dy vitesh, dallimi i çmimeve në këtë kategori ishte 14% “në favor” të Zvicrës. Për të bërë këtë krahasim janë marrë në shqyrtim 250 medikamentet që shiten më së shumti.
Çmimet e produkteve origjinale por me patentë të skaduar, në Zvicër ishin 17% më të shtrenjta se mesatarja e vendeve me të cilat është bërë krahasimi. Ndërkaq te medikamentet jo origjinale (generika), dallimi në çmime në mes të Zvicrës dhe shteteve me të cilat është bërë krahasimi, ka qenë 52%.
Barnat generika në Zvicër vazhdojnë të jenë më shumë se dyfish më të shtrenjta se mesatarja në vendet tjera të Evropës Perëndimore.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










