Koronavirusi: çast pas çasti
Në Zvicër 85 raste të reja me COVID-19
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër ka njoftuar për 85 infeksione të reja me virusin e koronës brenda 24 orëve.
108 raste të reja të konfirmuara u raportuan të shtunën, 104 të premten, 88 të enjten, 129 të mërkurën, 54 të martën dhe 47 të Hënën. Gjithsej 32.883 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19 janë raportuar deri më tani, siç njoftoi BAG të dielën, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, 1686 njerëz kanë vdekur si pasojë e Covid-19. Bazuar në 100,000 banorë, kjo korrespondon me 19.6 viktima.
Gjithsej 4088 njerëz janë detyruar të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë, katër më shumë se një ditë më parë.
Aktualisht janë 641 persona në izolim për shkak të gjurmimit të kontaktit, ndërsa 2657 persona të tjerë ishin në karantinë.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, deri më tani ka arritur në 683.873. Në 5.8 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











