Tematike
Në Zvicër, 150 vetëvrasje në vit ndodhin për shkak të papunësisë

Papunësia është shkaku i një numri prej 45.000 vetëvrasjeve që ndodhin çdo vit në 63 shtete perëndimore, thuhet në një studim të kryër nga studiues të Zvicrës dhe i botuar të mërkurën në revistën The Lancet Psychiatry. Ky grup i hulumtuesve nga Universiteti i Cyrihut thekson nevojën për të zhvilluar strategji specifike parandaluese në mesin e të papunësuarve në çdo moshë, në vend se të fokusohemi gjithnjë mbi efektet negative të krizës ekonomike.
Ekipi në fjalë ka shqyrtuar dhe analizuar të dhënat e vdekshmërisë dhe vetëvrasjeve midis viteve 2000 dhe 2011 në 63 shtete të botës, duke përfshirë të gjitha ekonomitë perëndimore. Nuk janë të përfshirë në këtë hetim vende me një popullatë shumë të madhe, si Kina dhe India.
Kjo periudhë është shënuar me prosperitet relativ dhe paqëndrueshmëri të fortë ekonomike me krizën financiare dhe bankare të vitit 2008.
45000 vetëvrasje të kryera nga të papunësuarit
Gjatë gjithë periudhës së përmendur, janë regjistruar 233’000 vetëvrasjet janë regjistruar çdo vit mesatarisht në vendet referente, dhe një e pesta prej tyre, pra 45’000 veta, ishin persona të papunësuar. Kriza e vitit 2008 kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në numrin e vetëvrasjeve: 5.000 vetëvrasje mund t’i atribuohen vetëm krizës.
Hulumtuesit zvicerane kanë vënë në dukje se burrat dhe gratë e të gjitha moshave duket të jenë po aq të ndjeshëm ndaj efekteve të rritjes së papunësisë.
Në këto vetëvrasje mesatare, një vetëvrasje në pesë mund të vihet në lidhje direkte ose indirekte me mungesën e punës.
Parandalimi zviceran, i suksesshëm
Zvicra mund me të drejtë të krenohet me veprimet e saj për këtë çështje: numri i vetëvrasjeve në Zvicër është në rënie për vite me radhë. Masat parandaluese kanë arritur qëllimin e tyre me sa duket, thekson drejtori i studimit dhe psikiatri Wolfram Kawohl.
I kryer nga hulumtuesit në Klinikën Psikiatrike Universitare në Cyrih, ky hulumtim gjithashtu thekson faktin se rritja në nivelin e vetëvrasjeve ndodh gjashtë muaj para se të rritet niveli i papunësisë. “Zhvillimet e Tregut të Punës paralajmërohen dhe pasiguria ndjerë çon në pasoja negative,” thotë Kawohl.
Të trajnohen punëdhënësit
Edhe pa qenë vetë viktimë e papunësisë, rritja e presionit , p.sh. i shkaktuar nga ristrukturimi, mund të jetë e mjaftueshme për të inkurajuar vetëvrasjen. “Stafi që merët me punëtorët duhet të ketë një trajnim për të identifikuar më mirë shenjat dhe për të ndihmuar njerëzit potencialisht të rrezikuar,” pohon psikiatri.
Një përgjegjës i personelit do të mund t’i ofronte ndihmë punëtorit që ka për ta përjashtuar nga puna, dhe që paraqet rrezik të tillë. Ai do mund për shembull ta orienton atë pranë strukturave përkatëse sikur “La Main tendu”, struktura që ndihmojnë dhe mbështesin njerëzit në raste të tilla.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten