Kosova
Në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për respektim të gruas
                                                                        Respektimi i gruas ka qenë kërkesa kryesore në fjalimin e zëvendëskryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, të mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, gjatë namazit të Kurban Bajramit.
Gjatë fjalimit të tij, Mexhidi vuri theksin pikërisht te e drejta e gruas për pronën, që sipas tij, një gjë e tillë gruas i është garantuar edhe me Kuran.
Mexhidi tha se festa e Kurban Bajramit duhet të shërbejë si motivim për shoqërinë që të jenë sa më të kujdesshëm me gratë dhe me të respektueshëm.
Ai ka kërkuar nga institucionet që të zhvillojnë dhe të kultivojnë bashkëjetesën fetare, duke shtuar se Kosova është djep i të drejtës fetare.
“Me keqardhje më duhet ta them se liria fetare dhe të drejtat e femrës vazhdojnë të shkelen edhe në vendin tim në mënyra dhe forma të ndryshme, duke e privuar nga liria që i ka dhuruar Allahu xh.l. veçmas e drejta e saj për jetë të dinjitetshme, të lirë dhe jo e nëpërkëmbur nga burri apo shoqëria në asnjë segment të jetës. Ende vazhdon femra të jetë e privuar nga hisja e saj në pasurinë e babait, të cilën Kurani tash e 1400 vjet më parë ia garanton. Kurban Bajrami duhet të na shërbejë si një motivim shtesë, për të jetësuar këtë të drejtë të tyre”, tha Mexhidi.
Mesazhe të njëjta kanë edhe besimtarët që falën namazin në këtë xhami. Flakron Koliqi, një i ri nga Prishtina, tha për Radion Evropa e Lirë, se shoqëria në Kosovë duhet t’i thotë stop dhunës në familje.
“Femrën duhet ta respektojmë. Të mundohemi të mos bëjmë dhunë në familje, të mos kemi vëllavrasje mes veti, të jemi solidarë, t’u ndihmojnë të varfërve”, tha ai.
Maliq Krasniqi, arsimtar nga Prishtina, që çdo herë e falë Bajramin në Xhaminë e Madhe, bëri thirrje që njerëzit të jenë bashkuar, solidarë dhe më humanë.
“Unë kisha pas dëshirë që populli të jenë të bashkuar, të mos jenë të ndarë disa një pjesë disa një pjesë, se nuk mund të shkojmë përpara rinia. Rinia po na mbetet mbrapa dhe po mbesin asgjë pa zhvillim”, tha ai.
Në oborrin e xhamisë, të pranishëm ishin edhe besimtarë myslimanë nga diaspora, që kanë ardhur për pushime në Kosovë. Bahri Boja, i cili jeton në Londër, tha se ndihet i lumtur që është në Kosovë për Festën e Kurban Bajramit.
“Kësaj radhe kam ardhur këtu në Kosovë për të falur Kurban Bajramin. Përndryshe unë jetoj në Londër. Ka qenë shumë mirë organizmi dhe çdo gjë ka shkuar me kënaqësi”, tha ai.
Namazi i Kurban Bajramit është falur edhe në xhamitë e tjera në Prishtinë, por edhe nëpër komunat e tjera në vend, sipas orarit të paraparë.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën e festojnë Kurban Bajramin, festë kjo që vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
- 
                        USA                        
                            
                            Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës Albulena Uka ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm nga Mitrovica në qendrat më prestigjioze të dijes... - 
                                                
                            
                            Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar - 
                                                
                            
                            Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj - 
                                                
                            
                            Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles - 
                                                
                            
                            Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës 
Jeta në Austri
- 
                                                
                            
                            Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... - 
                                                
                            
                            Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa - 
                                                
                            
                            Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 - 
                                                
                            
                            Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 - 
                                                
                            
                            Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese 


                        








