Shqipëria
Në Vlorë ngrihet flamuri kombëtar
Në qytetin e Vlorës është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku morën pjesë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama e kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë, shkruan Albinfo.ch
Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, uroi shqiptarët kudo që ndodhen për 106-vjetorin e pavarësisë. Me një poezi të recituar nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës, presidenti Meta dërgoi një urim të veçantë në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria feston sot 106-vjetorin e pavarësisë, ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












