Bota
Në vend të “selfie”, kujdes nga “killfie”
Një person është rrëzuar nga një vinç kantieri, nga një lartësi prej rreth 60 metrash dhe ka humbur jetën.
Kanë qenë skena të tmerrshme, të cilat u zhvilluan para disa kalimtarëve, të enjten pak para orës 07.00 në një kantier në rrugën “Nordbahnstrasse” të Vjenës, shkruajnë mediat austriake, informon Albinfo.ch. Një person po bënte gjimnastikë në një vinç, bënte foto me vetveten dhe pinte nga një shishe. Më pas, ai është rrëzuar dhe ka humbur jetën.
Në fillim kishte shpresa se personi do ta mbijetonte rastin. Kur arritën forcat e shpëtimit, ai ende kishte shenja të jetës. Personi i lënduar rëndë, menjëherë është dërguar në spital, por më vonë ka ndërruar jetë.
Një dëshmitar okular (40) i cili dëshiron të mbetet anonim, ka rrëfyer për ngjarjen e tmerrshme. “E vura re menjëherë personin mbi vinç. Persona të tjerë e alarmuan policinë dhe zjarrfikësit. Ai u ngjit në majë të vinçit, bënte foto dhe gjithashtu hodhi poshtë një shishe birre”.
Dy ditë më parë, disa blogerë indas të udhëtimit u rrëzuan në Yosemite Park të Kalifornisë. Ata donin të fotografoheshin sa më afër humnerës. Në Meksikë, dy vajza u paraqitën në mes të pistës për një foto, ndërsa papritmas i goditi një avion. Në Austri, një austriak tjetër vdiq gjatë fotografimit, në shtator, në Bregenzerwald.
Deri më tani janë regjistruar 259 viktima të fotografimit që bëjnë me vetveten, të ashtuquajtur “selfie”, nëpër vendet jashtzakonisht t ërrezikshme. Këto shifra horror janë hulumtuar nga revista “Journal of Family Medicine and Primary Care”. Shumica e viktimave janë indianë (159), 73 për qind janë burra. Fenomeni tashmë ka një emër tjetër: “Killfie”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











