Shkurt.ch

Në ushtrinë zvicerane të pranohen edhe ushtarët me mbipeshë

Ligjvënësit zviceranë duan të zgjerojnë bazën e rekrutëve, duke lehtësuar kriteret sa i përket peshës.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë njerëzit e rritur, edhe pse në vitin 1990 ishte prezantuar një alternativë në formën e shërbimit civil.

Që nga ajo kohë numri i ushtarëve aktivë është reduktuar, dhe të deleguarit në Parlamentit zviceran konsiderojnë se baza duhet të zgjerohet.

Ata janë duke i bërë thirrje qeverisë për t’i lehtësuar kriteret për të rritur numrin e trupave.

“Një ekspert i IT-së mund të jetë i trashë, i cili për shkak të peshës mund të deklarohet i papërshtatshëm për shërbimin ushtarak”, tha një prej ligjvënësve, Marcel Dobler (FDP), përcjell albinfo.ch lajmin e mediave zvicerane.

Ushtria zvicerane përdor indeksin e masës së trupit si kriter. Në vitin 2012, për këtë arsye janë refuzuar 672 rekrutë.