Lajme
Në Ticino, nga nesër, maska bëhet e detyrueshme edhe jashtë
Ndërkohë, në shumicën e kantoneve të Zvicrës konsiderohet se Ticino "ka shkuar tepër larg" me këtë masën e fundit
Në Kantonin jugor të Zvicrës, në Ticino, maska duhet të mbahet edhe jashtë, që nga e marta. Por, kjo duhet të bëhet në rastet kur nuk mund të sigurihet distanca minimale prej 1.5 metrash nga njerëzit tjerë, shkruan srf.ch
Në restorante vazhdon të vlejë rregulli që mund të konsumoni vetëm pasi të jeni ulur, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, jo më shumë se katër persona mund të ulen bashkë në një tryezë. Përjashtimet vlejnë vetëm për familjet, u ka thënë mediave sot Presidenti i Qeverisë së Kantonit, Norman Gobbi.
Ndërkaq, është në fuqi edhe një kufi i sipërm prej 15 personash që mund të marrin pjesë në ngjarje private.
Qeveria gjithashtu ndalon nga e mërkura të gjithë sportet masive që ushtrohen me kontakt fizik, përcjell albinfo.ch. Përjashtimet zbatohen për atletët profesionistë, si dhe për trajnimet sportive për fëmijë. Mësimet e gjimnastikës për fëmijë dhe të rinj në shkollat e detyrueshme përjashtohen gjithashtu nga rregullorja.
Tani kemi të bëjmë me “marrjen e masave të duhura në momentin e duhur”, ka thënë më tutje Gobbi.
Ndërkohë, në shumicën e kantoneve të Zvicrës konsiderohet se Ticino “ka shkuar tepër larg” me këtë masën e fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














