Lajme
Në teoritë konspirative të Covid-19 përfshihet edhe Bill Gates
Gara për vaksinën kundër coronavirusit po vazhdon ende, gjersa kohët e fundit kanë lindur edhe disa teori të konspiracionit.
Një prej tyre është që personat që do të marrin vaksinën ndaj COVID-19, së bashku me të do t’iu injektohet edhe një mikroçip, i cili do të kontrollojë lëvizjet e njerëzve, shkruan CBS, përcjell albinfo.ch.
Dhe për këtë gjë u akuzua themeluesi dhe CEO i Microsoftit, Bill Gates, i cili kishte parashikuar para disa vjetësh një pandemi të tillë.
Por, 64-vjeçari amerikan ka mohuar kategorikisht një teori, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë, transmeton Telegrafi.
“Jo. Nuk ka asnjë lidhje. Nuk e di nga kanë lindur këto teori. Dr. Anthony Fauci dhe unë jemi akuzuar për gjëra të tilla, duke përfshirë se dëshirojmë të ulim numrin e popullatës në botë dhe se përmes vaksinës të kontrollojmë njerëzit. Por, kjo gjë do të bije në ujë në momentin që do të zbulohet vaksina dhe ta marrin njerëzit”, tha Gates.
Gates ka befasuar të gjithë me përgjigjen, duke thënë se një dozë e vetme nuk do të jetë e mjaftueshme.
Ndryshe, 15.3 milionë njerëz deri më tani në botë janë infektuar me virus, gjersa kanë ndërruar jetë mbi 624 mijë persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











