CH-Ballkani
Në stilin mafioz, ekzekutohen dy persona në Durrës
Sipas versionit të Policisë, automjeti tip “Audi A8”, ku udhëtonte ish-polici Dalipaj dhe miku i tij Dautaj, u qëlluan me më shumë se 20 plumba kallashnikovi, të cilat kanë mbetur të dy të vdekur në vend
Dy qytetarë të Shqipërisë janë ekzekutuar me kallashnikov, në stilin mafioz, në rajonin e Durrësit nga një veturë në lëvizje. Njëri nga të vrarët është ish-polici Ervin Dalipaj, së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj. Ata, sipas Policisë së Shtetit, janë qëlluar në lëvizje nga një xhip me ngjyrë të zezë, e cila është larguar me shpejtësi.
Sipas versionit të Policisë, automjeti tip “Audi A8”, ku udhëtonte ish-polici Dalipaj dhe miku i tij Dautaj, u qëlluan me më shumë se 20 plumba kallashnikovi, të cilat kanë mbetur të dy të vdekur në vend.
Ish-polici Dalipaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje që tronditi qytetin e Durrësit. Pikërisht sot pritej të zhvillohej seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa senacë e cila u shty për shkak të mosparaqitjes së tij.
Dalipaj ka qenë zyrtar i lartë i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës. Siç shkruajnë mediet në Tiranë, ata që nuk arrin t’i gjen drejtësia, i gjejnë përpara ata që ishin të interesuar për t’i vrarë. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve vrasjes spektakolare të dyfishit në mes të ditës në një prej rrugëve më të qarkullueshme në vend.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











