Shqipëria
Në Shqipëri do të investohen 2 miliardë euro për energji nga era
Gjiganti amerikan vjen në Shqipëri

Kujtojmë se në fund të korrikut 2023, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës përfundoi ankandin për ndërtimin e parqeve eolike (të erës) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet total 222.6 megavatë/orë(MW/h), përcjell albinfo.ch.
Është sikur pa harxhuar asnjë lek nga paratë e taksapaguesve të ndërtohet një hidrocentral i dytë i Vaut të Dejës, i cili e ka kapacitetin 250 megavatë/orë. Ky ankand është i pari që organizohet nga qeveria shqiptare dhe po ashtu i pari i llojit të vet në rajon.
Gjiganti francez, Total Eren (https://www.total-eren.com/), në bashkëpunim me një kompani shqiptare do të ndërtojë një park ere me kapacitet 75 megavatë/orë. 100 për qind e energjisë së prodhuar nga ky park do t‘i shitet shtetit tonë me çmimin shumë të leverdisshëm, 44.88 euro për megavat/orë. Konsorciumi i udhëhequr nga kompania e mirënjohur turke Guris Insaat (https://www.guris.com.tr/) ka ofruar të ndërtojë një park ere me kapacitet po 75 megavatë/orë. Edhe këtu, 100 për qind e energjisë së prodhuar nga ky park do t‘i shitet shtetit tonë, me çmimin konkurrues në treg prej 74 euro për megavat/orë. Gjiganti austriak Verbund (https://www.verbund.com/), i cili ka ndërtuar në Shqipëri, së bashku me kompaninë tjetër austriake EVN, hidrocentralin e Ashtës, ka ofruar të ndërtojë një park ere me kapacitet 72.6 megavatë/orë. Edhe Verbund do t’ia shesë 100 për qind energjinë e prodhuar nga ky park shtetit tonë, me çmimin konkurrues në treg prej 74.95 euro për megavat/orë.
Gjiganti amerikan vjen në Shqipëri
Kompania amerikane e energjisë së rinovueshme CWP (https://www.cwp.global/our-projects/), e cila ka investuar 4 miliardë dollarë amerikanë në rajonin tonë, ka në plan një projekt me investim mbi 1. 2 miliardë USD në Shqipëri, për marrjen e energjisë nga era dhe dielli.
Projekti në Shqipëri është projekti i CWP më i rëndësishëm në rajon. CWP është kompani pionere e energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore. Projekti i saj në vendin tonë dallon për qëndrueshmërinë që ai garanton në sektorin e energjisë, ekonomisë dhe mjedisit, si dhe për ndihmën që pritet të japë në krijimin e plot 1,546 vendeve të reja të punës në zonat më të largëta të Shqipërisë. CWP parashikon zhvillimin e Fermës së Erës në Tropojë.
Turbinat e fermës do të lidhen nëpërmjet linjave të tensionit të mesëm, me një nënstacion të projektit që, nga ana tjetër, do të lidhet me rrjetin shqiptar të transmetimit. Panelet diellore PV do të instalohen në grupe në kreshtat dhe zonat ngjitur, për të minimizuar ndikimin në terren dhe për të siguruar prodhim maksimal të energjisë. Këto grupime nuk do të kalojnë kapacitetin e prodhimit 190 MW. Ferma e erës dhe impiantet diellore PV do të lidhen me njësinë e ruajtjes së baterive të projektit prej rreth 100 MW.
Kompania amerikane CWP ka zhvilluar, financuar dhe ndërtuar me sukses projekte të shumta në rajon, duke përfshirë fermat më të mëdha të erës në Serbi dhe Rumani. Misioni i kësaj kompanie është të përshpejtojë tranzicionin e energjisë në rajon, duke rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në përzierjen e energjisë. Për pasojë, duke rritur pavarësinë energjetike të vendeve ku investon, si dhe duke ulur emetimet në atmosferë të gazeve serrë.
Triptiku 2 miliardë euro i energjisë së gjelbër në Shqipëri
Projekti i tretë madhor për energjinë e gjelbër të vendit tonë përmblidhet në një marrëveshje që u miratua pak ditë më parë në qeveri dhe që ka mbërritur në Kuvend per t’u shndërruar në ligj.
Kompania e njohur norvegjeze Statkraft(https://www.statkraft.com/) planifikon të zgjerojë investimin e saj në hidrocentralin e Moglicës, me një vlerë shtesë prej 590 milionë euro.
Projekti i ri rrit ndjeshëm kapacitetin e instaluar në kaskadën e Devollit, që vetëm nga shtesa mund të jetë mes 800 dhe 1600 MW. Statcraft ka kryer disa studime paraprake, të cilat synojnë optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll.
Studimet tregojnë se ndërtimi i një impianti me sistemin e rezervës së pompuar, mund të jetë i realizueshëm dhe do të ofronte një përdorim me të mirë të potencialit hidrologjik të kaskadës së lumit Devoll. Nga optimizimi përfitojnë të dyja kompanitë bashkë-koncesionare dhe shteti ynë, për shkak të shtimit të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vend.
Hidrocentralet mbi lumin Devoll përfaqësojnë projektin më të madh hidroenergjetik të 30 viteve të fundit, që po zbatohet në Shqipëri. Ai përfshin dy HEC-e të mëdha, Banja dhe Moglica, si dhe projektin për HEC-in e Kokel. Të dy hidrocentralet e parë në funksion kanë kapacitet të instaluar prej rreth 256 MW. Investimi shtesë parashikon ta rrisë kapacitetin e instaluar në 800-1,600 MW. Kosto totale e investimit të Projektit të ri Hidroenergjetik të Devollit është vlerësuar ne rreth 590 milionë euro. Të tre megaprojektet, tre parqet e erës të kontraktuara nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, me vlerë investimi rreth 200 milionë euro, projekti i kompanisë amerikane CWP prej 1.2 miliardë USD dhe projekti i Statcraft prej rreth 600 milionë euro, përbëjnë një triptik investimesh madhore në energjinë tonë të gjelbër, me vlerë rreth 2 miliardë euro, që i sigurojnë Shqipërisë një pozicion shumë të mirë në prodhimin dhe eksportin e energjisë së gjelbër në rajon dhe më tej.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme