Bota

Në Selanik po protestohet para konsullatës shqiptare pas vrasjes së ekstremistit grek

Edhe sot kanë vazhduar protestat dhe marshimet në Greqi në lidhje me vrasjen e ekstrmistit Konstandinos Kaçifas nga RENEA.

Sipas mediave shqiptare, edhe sonte është zhvilluar një protest në Selanik nga aktivistët e shoqatave të të ashtuquajturit Vario Epir, përcjell Albinfo.ch.

Në këtë marsh kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive ekstremiste.

Marshuesit kanë bërë marshimit drejt rrugës që të dërgon te Konsullata Shqiptare në Selanik.

“Vario Epiri tokë greke”, “Liri për Vario Epirin”, janë disa nga shënimet në pankartat e marshuesve.

Në anën tjetër mbrëmjen e kaluar, është mbajtur një protest në Athinë ku edhe u dogj flamuri shqiptar nga ane disa ekstremistëve grek.