Shkurt.ch

Në San Paulo kolona e automjeteve 344 kilometra e gjatë

Sao Paulo ështe nikoqir i ndeshjes së hapjes së Kampionatit Botëror më 12 qershor mes Brazilit dhe Kroacisë.

Qyteti në fjalë po përballet kohët e fundit me ngecjet e trafikut më të mëdha në histori. Të shtunën kolona automjetesh në rrugët e këtij qyteti të mahnitshëm është regjistruar të jetë 344 kilometra e gjatë.

Rekordi ishte regjistruar në rrugët e San Paolos në nëntor 2013, kur kolona e automjeteve kishte mbërrijtur në 309 kilometra e gjatë.

Qyteti i Sao Paulo ka probleme të mëdha me trafikun, sidomos gjatë vikendeve, por këtë herë për shkak se ishte ndalur energjia elektrike e as semofarët nuk kishin punuar. Në këtë qytet jetojnë 11 milionë njerëz.

Lajm i mirë është se zyrtarët e qytetit më 12 qershor e kanë pushim, kështu që trafiku kaotik nuk do të jetë aq i dendur për Kampionatin Botëror.