CH-Ballkani
Ne rrjetet sociale, Jashari apostrofohet edhe si “hero”
Në rrjetet sociale Murat Jashari, vëllai i ish komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari “Kumanova” cilësohet si hero. “Të lumtë gishti, Avniu i dytë”, “Rrofsh, Të lumtë dora, dajë”…, janë disa nga përgëzimet që i bëhen në murin e tij në facebook

Jashari para gjyqtarit ka thënë se nuk ka dashur që ta vrasë Azem Vllasin, por vetëm që ta lëndojë fizikisht. E gjithë kjo, sipas Jasharit, për shkak të të kaluarës politike të Vllasit. Në Facebook Jashari apostrofohet si “hero”
Përveç Murat Jasharit dhe Avni Llumnicës, si i dyshuarit kryesor për tentim-vrasjen e avokatit dhe analistit Azem Vllasi, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e tretë, Arsim Ibrahimin për tentim vrasjen nda Azem Vllasit. Në bazë të kamerave që kanë qenë afër shtëpisë së Vllasit, Murat Jashari shihet si njeriu kryesor që ka marrë pjesë në sulm, ndërsa të tjerët shihen si ”logjistikë”.
“Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt se bashku me një person tjetër po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa sot kanë dal para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ndërsa Vllasi është jashtë rrezikut për jetë, dhe pas trajtimeve mjekësore, ai është liruar për trajtim në shtëpi.
Jashari para gjyqtarit në seancën për caktimin e masës së sigurisë ka thënë se nuk ka dashur që ta vrasë Azem Vllasin, por vetëm që ta lëndojë fizikisht. E gjithë kjo, sipas Jasharit, për shkak të të kaluarës politike të Vllasit.
Ndërkaq avokatët e të arrestuarve për Kallxo.com kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen e djeshme.
Avokati Emrush Kastrati, që mbron Murat Jasharin, personin që dyshohet se shtiu në Azem Vllasin tha se Jashari ka pranuar se ka shtënë mbi Vllasin, por sipas avokatit, ai është nën depresion.
“Ai e ka pranuar që ka qenë dorasi, nuk e ka fshehur. Motivi i tij sipas arsyetimit të tij është për shkak të dëmeve nga vitet e 80 e këndej që ia ka shkaktuar rinisë me politikën e tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me profesionin e tij”, tha Kastrati, sipas të cilit, ai do të propozojë ekzaminim psikiatrik për të mbrojturin e tij.
“Bindja ime profesionale sa kam parë tek ai njeri është se ai ka probleme shëndetësore. Unë kam biseduar edhe me familjen e tij dhe ai vet gjatë marrjes në pyetje në hetuesi e ka konfirmuar se përdor medikamente për depresion e të ngjashme”, tha Kastrati.
Por, në rrjetet sociale Murat Jashari, vëllai i ish komandantit të UÇK-së, Ismet Jashari “Kumanova” cilësohet si hero.
“Të lumtë gishti, Avniu i dytë”, “Rrofsh, Të lumtë dora, dajë”…, janë disa nga përgëzimet që i bëhen në murin e tij në facebook, Murat Jasharit, për sulmin me armë që ky ka bërë të hënën mbi avokatin dhe ish politikanin, Azem Vllasi. Për arsye që mund të merren me mend, është një numër, jo aq i madh i atyre që pastaj i miratojnë këto përgëzime duke bërë “like”.
Por sigurisht rrethi i atyre që e arsyetojnë atentatin që bëri Murat Jashari është më i gjerë se sa duket këtu.
Murat Jashari është një aktivist i moqëm i Lëvizjes për Republikën e Kosovës, i cili ka qenë shumë aktiv edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe pastaj në Maqedoni e në Luginë të Preshevës. Ndër të tjera ai kishte mbajtur burg në Zvicër, në Bernë, i akuzuar për dërgim armësh dedikuar luftës së UÇK-së. Madje siç e ka dëshmuar në shtypin shqiptar të Zvicrës, ai ka qenë duke e mbajtur burgun, në kohën kur i kishte ardhur lajmi për vdekjen në luftë të vëllait të tij Ismet Jasharit, të njohur si “Komandant Kumanova”.
Murati thotë se ka qenë i akuzuar drejtpërdrejt nga prokurorja Carla del Ponte. Siç dihet, ajo pak vite më vonë bëhet edhe kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, ndërsa është bërë pjesë e debatit brendashqiptar me deklarimet e saj në formë akuzash rreth UÇK-së.
Jashari, përveç në cilësinë e “vëllait të heroit”, siç njihej deri vonë, para pak vitesh u bë i njohur për opinionin publik edhe me pyetjet në formë akuzash që ua drejtonte personaliteteve politike, kryesisht atyre të dalë nga lufta. Me këto pyetje që pastaj i publikoi edhe në formë librash, ai synonte t`i “gozhdonte” politikanët në fjalë për të bërat e të pabërat e tyre: para, gjatë dhe pas luftës.
Në fokus të këtyre akuzave ishin Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti etj. Këta dhe shokët e tyre, që më parë ishin edhe shokë të Muratit, akuzohen se i kanë tradhtuar idealet e luftës, duke pranuar të hynin në kombinimet politike të cilat rezultuan me mos bashkim kombëtar. Edhe “tradhtia” ndaj Enver Hoxhës dhe politikës së Shqipërisë komuniste është një akuzë që Murat Jashari ua drejton ish shokëve të tij të idealit.
Shikuar nga ky aspekt, urrejtja ndaj një eksponenti të dalluar të ish regjimit kundër të cilit Murat Jashari shprehej hapur nuk është krejtësisht jashtë skemës së të menduarit të njerëzve nga kjo kategori. Por pak kush e ka menduar se sot, 18 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe afër 30 vjet nga koha kur Azem Vllasi ka qenë në pushtet, të dalë dikush dhe të kryejë atentat mbi të.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve