Shqipëria
Në rast të Luftës së Tretë Botërore, Shqipëria është vendi i tretë më i sigurt në botë
Britanikja Express ka shkruar se Lufta e Tretë Botërore është bërë një shqetësim për shumë njerëz ndërkohë që tensionet mes fuqive të mëdha globale, përshkallëzohen.
Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Kinës është veçanërisht e acaruar tani, dhe e përditshmja britanike, “Express”, i ka dedikuar një vëmendje të posaçme, vendeve më të sigurta të botës, me më shumë bunkerë, ku mund t’i shpëtosh një Lufte të Tretë Botërore. Dhe Shqipëria, është një ndër vendet më të sigurta, konkretisht e treta më e sigurta, pas SHBA-së dhe Zvicrës.
Në SHBA, shkruan Express, pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh. Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë. Zvicra po ashtu, është unike dhe ka bunkerë të mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj.
Dhe e treta, Shqipëria, ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist. Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë.
Bunkerët janë ndërtuar në kurriz të financave të vendit në një kohë krize ekonomike dhe strehimi, dhe nuk janë përdorur asnjëherë për mbrojtje në luftë.
Pas Shqipërisë, vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë, që do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore. Të tjera vende të sigurta konsiderohen edhe Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës.
Ndërsa vendet më të rrezikshme, në një skenar të tillë, janë Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro













