Shkurt.ch
Në rast të dënimit, Loredana mund të dëbohet nga Zvicra
Loredana Zefi, ndonëse është rritur dhe shkolluar në Emmenbrücke të Lucernit, ajo ka vetëm nënshtetësinë kosovare pra jo dhe atë zvicerane
Në rast se do të shpallet fajtore, Loredana Zefi mund të dënohet edhe me dëbim nga Zvicra. Siç shkruam 20minuten.ch, vepra për të cilën ajo akuzohet, parasheh dënim deri në 5 vite burg ose me gjobë. Ndërsa vetë dënimi i tillë, bazuar në nenin për dëbim, nënkupton dëbimin e detyruar nga Zvicra të personave me shtetësi të huaj. E shumta, ajo mund të përfitojë nga klauzola e ashtuquajtur e “rasteve të rënda”, e cila sidomos për secondot (brezi i dytë i të huajve) parashikon përjashtime ose lehtësime.
Siç është shkruar tashmë, Loredana dhe vëllai i saj dyshohen për mashtrim dhe përvetësim të padrejtë të një shume të madhe të hollash, nga një çift në Valis.
Sigurisht, në gjendjen e tashme, deri në gjykimin e plotfuqishëm eventual, për reperen e famshme vlen prezumimi pafajësisë, trasnmeton albinfo.ch.
Më tutje gazeta shkruan se Loredana Zefi, ndonëse është rritur dhe shkolluar në Emmenbrücke të Lucernit, ajo ka vetëm nënshtetësinë kosovare pra jo dhe atë zvicerane. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Publike e Kantonit të Lucernit.
Sipas hulumtimeve të bëra nga 20 Minuten, Loredana, në fund të vitit 2013 kishte bërë kërkesë për nënshtetësinë zvicerane. Kjo kërkesë gjendet edhe në një komunikatë të në fletoren zyrtare të komunës Emmen, përcjell albinfo.ch. Por ajo duket ta ketë tërhequr kërkesën më vonë ose kërkesa i është hedhur poshtë. Nuk dihet përse nuk ka funksionuar puna e natyralizimit të saj në Zvicër. Komuna, në funksion të detyrimit të saj për mbrojtjeen e të dhënave, nuk ka pranuar të deklarohet rreth kësaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











