Këto dy institucione fetare, në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, kanë kryer “lutjen e fitores” në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët tash e gjashtë ditë kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë.
Kështu thuhet në një raport të Anadolu Agency, sipas së cilës qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur’anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcave të Armatosura të Turqisë. “Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth’.
Programi është udhëhequr nga Mustafa Tombaş, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit. Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezent edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.
Ky lajm është konsideruar skandal në opinionin kosovar, ndërsa nuk ka pasur reagime nga Bashkësia Islame e Kosovës. I vetmi ka qenë reagimi i publicistit dhe shkrimtarit Veton Surroi, i cili tha se bashkësitë fetare janë për paqe dhe kundër luftës.








