Lajme
Në Prishtinë themelohet “Forca e Diasporës Atdhetare”
Disa shoqata që veprojnë në diasporë janë bashkuar në një organizatë të vetme “Forca e Diasporës Atdhetare” e cila mëton ta përfaqësoj gjithë mërgatën shqiptare në botë
Disa shoqata që veprojnë në diasporë, janë bashkuar për ta themeluar një asociacion të vetëm mbarëkombëtarë për ta ndihmuar atdheun, si në zhvillimin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Këto shoqata kanë themeluar sot në Prishtinë organizatën: “Forca e Diasporës Atdhetare” (FDA) dhe kanë shpalosur platformën orientuese.
Platforma e tyre flet për vënien e një paqetë qëndrueshme dhe për një stabilitet ekonomik në të gjitha trojet shqiptare. FDA mbanë dyert e hapura për çdo individ apo organizatë që ka për qëllim të kontribuojë në trojet shqiptare për investime të ndryshme, u tha sot në prezantim.
Hamdi Mehmeti është drejtor i Forcës së Diasporës Atdhetare. Ai tha objektivat që do t’i realizojnë, nuk do të jenë vetëm të këtij grupimi, por të gjithë shqiptarëve.
“Kjo është iniciativë e vullnetit e dëshirës së të gjithë shqiptarëve. Me punën tonë, me shembullin tonë, do të realizohet i gjithë qytetarëve në hapësirën mbarëshqiptare. Ka një vit që kjo iniciativë i ka marrë hapat e parë të formimit, është me rëndësi të veçantë sepse jemi mbledhur vetvetiu në mënyrë shumë spontane nga të gjitha hapësirat shqiptare”, ai.
Sekretari i organizatës, Leon Duhanaj tha se diaspora shqiptare është faktori kryesor i mbijetesës në trojet shqiptare.
“Diaspora shqiptare vazhdon të jetë faktori kryesor i mbijetesës. Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, që nga viti 2003, investimet nga diaspora, zyrtare, kalojnë mbi 10 miliardë euro, këtu nuk hyjnë shifrat që vijnë me para kesh, të cilat besohet të jenë dyfishi i këtyre”, tha ai.
Sipas Duhanajt, diaspora është garantuese, jo vetëm e mbijetesës, por edhe paqes në vend, në gjithë hapësirën shqiptare.
Forcës së Diasporës për Atdheun, tashmë i janë bashkuar shumë shoqata e klube, të cilat kanë operuar në organizmin e diasporës shqiptare, e që përmes FDA-së, do të vazhdojnë kontributin e tyre në përkrahje të atdheut në forma të ndryshme.
FDA është organizatë joqeveritare, tashmë e regjistruar në Kosovë, me qëllim të shtrirjes edhe në vendet tjera të hapësirës shqiptare, dhe në të gjithë diasporën. “Në fillim të muajit maj të këtij viti është themeluar FDA me seli në Prishtinë, për arsye që diaspora shqiptare së bashku me njerëzit e tjerë për atdhe të jetë në vendin e duhur”, tha ndërkaq Hami Mehmeti.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













