Lajme
Në Prishtinë e Shkup, mjegulla bllokon aeroportet
Derisa në Shkup disa aterime janë orientuar për në Aeroportin e Ohrit, në Prishtinë po pritet të hiqet mjegulla. Deri më tani nga Prishtina është anuluar vetëm Turkish Airlines
Mjegulla e dendur që ka mbuluar mëngjesin e sotëm Prishtinën dhe Shkupin ka ndikuar që të anulohen fluturimet e mëngjesit nga dy aeroportet e dy kryeqyteteve, “Adem Jashari” dhe “Aleksandri i Madh”.
Derisa në Shkup disa pasagjerë janë orientuar për në Aeroportin e Ohrit, në Prishtinë po pritet të hiqet mjegulla.
Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë, tha për Albinfo.Ch se deri më tani nuk ka fluturuar vetëm Turkish Airlines, ndërsa njoftoi se mjegulla vazhdon të jetë e dendur në aeroport.
Ajo tha se pasagjerët e linjës për Stamboll janë duke pritur që të aterojnë më vonë, sikurse por presin edhe ata të linjës për Cyrih.
“Nuk ka anulim të fluturimeve, por ka vetëm shtyrje të termineve për shkak të mjegullës”, deklaroi Gara.
Në Shkup, ndërkaq situata përshkruhet më rëndë. Siç raportojnë mediet atje, fluturimet deri në mesditë janë anuluar, ndërsa disa aterime të mëngjesit janë orientuar drejt aeroportit në Ohër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










