Koronavirusi: çast pas çasti
Në Nju Jork barnatoret do të kryejnë teste për koronavirus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i prekur me koronavirus në botë.
Epiqendër e pandemisë së koronavirusit brenda SHBA-së mbetet shteti i Nju Jorkut, dhe për këtë arsye Guvernatori i këtij vendi ka paralajmëruar se barnatoret do të kryejnë teste për koronavirus.
Andrew Cuomo do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’iu lejuar barnatoreve që të kryejnë teste për koronavirus.
Guvernatori Cuomo ka thënë se këto masa do të krijojnë “një rrjet prej më shumë se 5,000 barnatoreve si vende për testim”.
Ai po ashtu ka thënë se kriteri i testimit do të zgjerohet, ashtu që në testim të përfshihen punëtorët shëndetësorë të frontit të parë.
Sipas tij, numri i personave të vdekur me koronavirus është rritur për 437, në krahasim më 422 në krahasim me një ditë më parë.
Megjithatë, ai ka thënë se numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të virusit ka rënë për rreth 1,100 për ditë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në SHBA janë regjistruar mbi 900,000 të infektuar dhe mbi 50,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











