Lajme
Në një fshat turk, emrat e të pavaksinuarve thirren me altoparlant të xhamisë
Emrat e atyre që nuk ishin vaksinuar apo që kishin marrë vetëm dozën e parë, janë thirrur përmes altoparlantit të xhamisë dhe u është kërkuar të vaksinohen
Ndodh edhe kjo: Për të nxitur më shumë njerëz që të vaksinohen kundër koronavirusit, punonjësit e autoritetit shëndetësor në Turqi kanë përdorur mjete të dyshimta.
Në një fshat në krahinën lindore të Musit, emrat e atyre që nuk ishin fare të vaksinuar apo që kishin marrë vetëm dozën e parë të vaksinës, janë thirrur përmes altoparlantit të xhamisë lokale. Përmes kësaj thirrjeje atyre u është kërkuar të vaksinoheshin, bën të ditur portali turk i lajmeve Ntv.
Ekipet shëndetësore janë gjithashtu në lëvizje në të gjithë krahinën, duke shkuar derë më derë dhe duke promovuar vaksinimin, transmeton albinfo.ch.
Kjo ndodh me gjithë faktin se në Turqi nuk ka detyrim të përgjithshëm për vaksinim.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth 57 për qind e njerëzve të moshave mbi 18-vjeçare në provincën Mus janë vaksinuar deri më tani. Po të krahasohet me provincat tjera turke, Musi është nga mesi i listës.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














