Lifestyle
Në ngjarjet kryesore muzikore të vitit – suksesi i Dua Lipës

Uebfaqja zyrtare e top-listës britanike ka përfshirë suksesin e Dua Lipës në ngjarjet kryesore muzikore të vitit 2017.
“Nëse 2017-a nuk ka treguar asgjë tjetër, ka dëshmuar se ka qenë më e vështirë se kurrë që një artiste e re të depërtojë. Megjithatë, aty ishte Dua Lipa që depërtoi për të shënuar numrin 1 në top-listën zyrtare”, shkruan kjo faqe, transmeton Albinfo.ch.
“New Rules” ishte hiti më i madh i Dua Lipës. Kësaj kënge iu deshën gjashtë javë për të arritur në maje të top-listës, por kur arriti aty qëndroi për dy javë. Katër javë të tjera qëndroi në pozitën e dytë. Kjo ishte hera e parë që një këngë nga një solo-artiste arriti në pozitën e parë, pas “Hello” të Adeles më 2015.
Dua Lipa po ashtu falë suksesit të kësaj kënge u bë artistja më e dëgjuar në Britani të Madhe në platformën “Spotify” sivjet.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor