Koronavirusi: çast pas çasti
Në Moskë shënohet rekord i rasteve të reja me Covid 19
Gjatë 24 orëve të kaluara, Moska i ka regjistruar 1,489 raste të reja të koronavirusit.
Kjo shifër paraqet rekord të ri ditor në kryeqytetin e shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 13,002.
Shifra e përgjithshme e të infektuarve me koronavirus në Rusi ka shkuar në 21,102, ndërsa 170 persona kanë vdekur, shkruan “Reuters”.
Autoritetet lokale të Moskës po përpiqen t’i riorganizojnë spitalet për shtimin e kapaciteteve për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Megjithatë, duket se këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme.
“Selia qendrore operacionale parashikon që klinikat shtetërore dhe private do të përballen me mungesë të shtretërve në dy ose tri javët e ardhshme, pavarësisht përpjekjeve për shtimin e kapaciteteve”, tha Departamenti i Shëndetësisë i Moskës.
Organet do t’i riorganizojnë 24 spitale të tjera dhe t’i sigurojnë gjithsej 21 mijë shtretër brenda 10 ditëve të ardhshme, thuhet në deklaratën e lëshuar të hënën.
Pavarësisht rasteve të reja, Rusia mbetet vend me numër relativisht të vogël të rasteve në krahasim me shtetet që kanë shifër të ngjashme të popullsisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









