Integrimi
Në momentin e fundit Klaudia i shpëton dëbimit në Kosovë
Ka jetuar 25 vjet ose nga mosha 4 vjeçare në Gjermani dhe do të dëbohej në Kosovë pasi që ishte e papunë. Për shkaqe humanitare, asaj i vazhdohet qëndrimi
Klaudia Q., një kosovare 29 vjeçe, duket se në momentin e fundit ka shpëtuar nga dëbimi në Kosovë. Komisioni për raste të rënda ka vendosur njëzëri që kosovarja të mbetet në Gjermani ndërsa fjalën e fundit për këtë pritet ta japë ministrja e brendshme e landit Saarland.
Ajo që e bën të veçantë rastin e Klaudia Q. është se kosovarja jeton në Gjermani prej 25 vitesh ose që nga mosha 4 vjeçare . këtu ajo ka vazhduar shkollimin, gjegjësisht ka përfunduar shkollimin bazë për zanate. Prindërit dhe vëllezërit e motrat e saj jetojnë në Saarbrücken dhe të gjithë kanë leje të rregullt qëndrimi në Gjermani. Ndërkaq, pasi që Klaudia nuk kishte punë dhe kështu nuk mund të mbante veten financiarisht, të gjitha instancat gjyqësore kishin vendosur që ajo të braktiste Gjermaninë.
Para gjashtë javësh Klaudia madje ishte dërguar në Frankfurt prej nga me aeroplan do të transportohej për në Kosovë. Por, pasi që rasti i saj u bë publik, ministrja e brendshme e Saarlandit, Bachmann, për shkaqe humanitare e kishte ndalur në momentin e fundit dëbimin në Kosovë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













