Koronavirusi: çast pas çasti
Në Maqedoninë e Veriut arrin në 88 numri i viktimave nga koronavirusi
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën janë regjistruar edhe dy viktima tjera nga koronavirusi, me çka numri i të vdekurve ka arritur në 88.
Viktimat janë nga Prilepi dhe Manastiri, dy të moshuar që kishin edhe probleme tjera shëndetësore.
Sipas raportit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus, që paraqet rritje në krahasim me tre ditët e fundit, kur numri i të infektuarve ishte nën dhjetë persona.
Numri i personave që ende janë aktivë me sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus është 394 ndërsa i personave të shëruar ka arritur në 1,057. Që nga paraqitja e pandemisë, me koronavirus janë evidentuar 1,539 ndërsa numri i testeve të kryera është 17,836, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














