Lajme
Në Maqedoni rikthehen lajmet e rreme për fushatën presidenciale në SHBA
Qyteti i Velesit në Maqedoninë e Veriut sërish është aktualizuar tani para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjashëm sikur në zgjedhjeve e vitit 2016, kur u bë i njohur për shkak të menaxhimit me faqet e internetit që synonin audiencën konservatore amerikane. Disa prej faqeve të internetit, pas zgjedhjeve të SHBA më 2016, në të cilat fitoi Donald Trump, pushuan së funksionuari, por ndërkohë u shfaqën faqe të reja.
Misioni i tyre, siç thuhet në përshkrimin e njërës prej këtyre faqeve të internetit, është që të raportojnë mbi lajmet që nuk publikohen nga mediat kryesore. Në frymën e lajmeve të tyre janë emrat e tyre si “Konservatorë përgjithmonë” ose “Luftëtarë konservatorë” apo “Conservativeforever.com” dhe “Conservativefighters.org”.
Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtyre faqeve u përpoqën të fshehin identitetin e tyre duke hapur emaile në Shtetet e Bashkuara, organizata “Partneriteti për Integritetin Zgjedhor” zbuloi se ata vinin nga qyteti Velesit në Maqedoninë e Veriut, po kopjonin përmbajtje nga faqet e tjera amerikane, me qëllimin të përfitimeve financiare. Sipas organizatës, ata tani përdorin rrjetin social “Parler”, që konsiderohet si një platformë e krahut të djathtë dhe që ka qindra mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara për të tërhequr vizitorë të konsiderueshëm në faqet e tyre të internetit, raporton Rel, transmeton Albinfo.ch.
Trajçe Arsov, punon si avokat në Shkup, ndërsa nga viti 2015 drejton faqen e internetit “USApoliticstoday.org”.
Ai thotë se tani tema me të ashtuquajturat faqet e Velesit, po ringjallet në mënyrë që të hedhin dyshime mbi zgjedhjet amerikane, megjithëse, siç thekson ai, ky nuk është qëllimi i tyre.
“Është interesante është fakti se tani publiku vazhdimisht pyetet nëse qytetarë e Velesit po përgatiten për zgjedhjet. Kjo nuk është e saktë. Asnjë nga faqet që janë krijuar në Veles më parë dhe tani, nuk janë bërë për shkak të zgjedhjeve në SHBA. Kjo sepse ato panë disa interesa financiare. Këto faqe për të cilat po flitet tani, e kanë origjinën nga viti 2018,” thotë Arsov.
Sipas tij, është absurde të akuzosh vetëm maqedonasit dhe faqet e tyre për ndërhyrje në zgjedhje, sepse në një situatë të tillë duhet të fajësohen edhe media të tjera që raportojnë për Shtetet e Bashkuara dhe vijnë nga vendet e tjera. Tani, ndryshe nga e kaluara, siç thekson Arsov, pranohet fakti se nuk bëhet fjalë për lajme të rreme, por për përmbajte që ritransmetohet nga faqe tjera të internetit.
“Kështu ishte edhe në vitin 2016, kur të gjithë postonin artikuj të krijuar në mediat kryesore, veçanërisht ato konservatore. Të gjithë atëherë raportonin se lajmet e rreme po shkruheshin në Veles. Së pari, askush në Veles nuk e di politikën e vërtetë në Amerikë për të krijuar politikë ose lajme të rreme…Tani këtu nuk ka asnjë lajm të rremë, kishte vetëm interes financiar për të ribotuar lajmet e njerëzve të tjerë”, tha Arsov.
Në Maqedoninë e Veriut publikimi i lajmeve të rreme nuk sanksionohet me Kodin Penal. Nga Prokuroria Publike thanë se në rastin konkret nuk mund të flitet për ndonjë vepër penale që të mund të vepronin sipas detyrës zyrtare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













