Maqedonia
Në Maqedoni, bie blerja e veturave të përdorura
Të dhënat e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni janë importuar 23 mijë vetura të përdorur që është rënie prej 11,2 për qind
Qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më pak blejnë vetura të përdorur. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni janë importuar 23 mijë vetura të përdorur që është rënie prej 11,2 për qind.
Importuesit e automobilave të përdorur shprehen se jostabiliteti politik ka qenë faktori kryesor që qytetarët të mos vendosin të blejnë automobil. “Tremujori i fundit i vitit 2017 thjeshtë nuk kishte kurrfarë shitje të automjeteve që është e palogjikshme. Ja erdhi tani viti 2018. Çmimet e automjeteve janë rritur në Gjermani, nuk ka kurrfarë logjike për rënie të çmimeve, përveç atij zvogëlimi suçesiv”, thotë Igor Milladinov, pronar i një pike të shitjes së automjeteve të përdorura në Shkup, raporton “Alsat”.
Në fillim të marsit është vendosur ndalesë në Gjermani që të voziten automjete dizel që kanë standard më të vogël se Euro 5, në ditë me ndotje të madhe, përcjell albinfo.ch.
Në opinion u hap debati se këto makina nga Gjermania do të vërshojnë tregun e Maqedonisë, ku pjesa më e madhe e automobilave të përdorur janë me prejardhje gjermane. Milladinov shprehet se kjo nuk është e mundshme.
“Nuk do të ulen çmimet e automjeteve të importuara nga Gjermania për shkak se ato automjete nga Gjermania që janë më të vjetra se Euro 4, Qeveria gjermane i subvencion dhe ato shkojnë në mbeturina, automjetet që janë të vjetra, ato janë me vulë në librezën e qarkullimit dhe nuk mund të shiten në Maqedoni. Nuk ka logjikë që të bien çmimet e automjeteve”, shton Igor Milladinov.
Në Maqedoni në qershor të vitit 2016 hyri në fuqi ndalesa për importimin e automjeteve me standarde Euro 3, por ende është i lejuar importimi me standarde Euro 4 dhe Euro 5, të cilat tani janë të ndaluar në Gjermani. Në vend më së shumti importohen automobila të përdorur nga prodhuesit gjerman, francez dhe italian.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











