Në luftën kundër pedofilisë, edhe me hetime të fshehura
Hetimi i fshehur për pedofili, deri në miratimin e një ligji, do të realizohet përmes rregulloreve të përkohshme
Në rastet e dyshuara për pedofili, policisë do t`i lejohet edhe më tutje të bëjë hetime të fshehura në internet. Kjo, me gjithë faktin se ende nuk ka mundur të arrihet një pajtim që të miratohet një ligj federal që do të rregullonte lëndën. Hetimi i fshehur do të realizohet përmes rregulloreve të përkohshme, kanë shpallur drejtorët për çështje policore dhe juridike të kantoneve zvicerane.
Veç kësaj, kantonet kanë edhe mundësinë për të krijuar një bazë ligjore për hetimet e fshehura. Kështu, një ligj i tillë tashmë është krijuar në kantonin Schwyz. Mirëpo, edhe në këtë rast, leja duhet të jepet vetëm nga gjykata.
Ndërkaq, drejtorët e policive kantonale janë shprehur se në një afat të mesëm, me ligjin e ri për policinë do të arrihet që hetimet e tilla të fshehura të natyrës preventive të mund të urdhërohen edhe drejtpërdrejtë nga policia.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











