Kosova
Në Kuvend sot debatohet për situatën në veri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në një seancë të veçantë, përcjell albinfo.ch.
Seanca është thirrur për një pikë të vetme të rendit të ditës, debat për situatën në veri të vendit.
2 qershori shënon ditën e gjashtë prej kur serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Ata po kundërshtojnë kryetarët e rinj të zgjedhur në këto komuna, duke mos lejuar që ata të hyjnë në objektet e komunave.
Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të arrijë depërshkallëzimin e menjëhershëm të situatës, duke bërë që kryetarët të punojnë në objekte të tjera dhe që policia të largohet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













