Kosova
Në kuadër të fillimit të muajit rozë, Prishtina organizon fushatën vetëdijesuese “Race for the Cure 2023”
Në fillm të muajit rozë, sot në Prishtinë është organizuar fushata vetëdijesuese “Race for the Cure 2023”, me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve kundër sëmundjes së kancerit të gjirit.
Komuna e Prishtinës u mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëjnë mamografinë falas.
Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bëjnë mamografinë në mënyrë që sëmundja të zbulohet më herët, shkruan albinfo.ch.
“Së bashku me doktorin tash i kemi tre mamografë, kemi mundësi të shumta për secilin qytetarë, për gra dhe meshkuj që të shkojnë të shohim se a kemi probleme, pra ta luftojmë luftën, sepse nëse mamografia tregon këto pjesët e para të kancerit, nëse kapet në atë kohë, sëmundja mund të shërohet. I lus të gjithë qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm. Ne si kryeqytet po i hapim këto mundësi, edhe për komunat përreth po edhe për të gjitha komunat e Kosovës”, tha Rama.
Drejtori i Klinikes së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi është shprehur se numri i grave të prekura me sëmundje të gjirit, po shënon rritje në Kosovë, derisa theksoi se deri në fund të këtij viti, numri mund të arrijë deri në 450.
Ndryshe, “Race for the Cure” është fushatë që organizohet në 140 vende të ndryshme të botës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












