Kosova
Në Kosovë, me test PCR ose izolim për 7 ditë
Kosova në javët e fundit ka pasur rënie të të infektuarve me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se kanë vendosur masën për të gjithë shtetasit e atyre vendeve që janë potencial i shpërndarjes së infeksionit se nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR ose edhe nëse hyjnë, do të shkojnë në izolim për 7 deri në 14 ditë.
Ministri Zemaj këtë njoftim e bëri në një konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Shëndetësisë kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial i shpërndarjes së infeksionit nuk mund të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovë pa qenë të pajisur me testin PCR dhe nëse hyjnë, duhet të shkojnë në vetizolim për 7 deri 14 ditë, sipas nevojë dhe vlerësimit”, tha ai, por, pa e cekur se për cilat shtete bëhet fjalë, shkruajnë mediat vendore.
Kosova në javët e fundit ka pasur rënie të të infektuarve me COVID-19. Aktualisht, numri total i rasteve pozitive është 15.814, nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë Në Kosovë ka nisur edicioni i 19-të i seminarit mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe... -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore











