Lajme
Në Kosovë fillon lëshimi i pasaportave biometrike
Me lëshimin e pasaportave biometrike në Kosovë është plotësuar kriteri më i rëndësishëm që duhet të plotësohet për liberalizimin e vizave

Këto komente i ka bërë ministri i Punëve të Berendshme, Bajram Rexhepi në ceremoninë e fillimit të lëshimit të pasaportave biometrike.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Me këtë rast, Bajram Rexhepi tha se dikasteri i punëve të brendshme dhe prodhuesi i kontraktuar nga Austria, në ditën e fundit të tetorit po e përmbushim një premtim që e kanë dhënë më parë se procedimi i pasaportave biometrike do të fillojë në tetor dhe sot ka ardhur ajo ditë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se fillimi i lëshimit të pasaportave biometrike është shenjë se Kosova do të plotësojë kushtet për liberalizim të vizave me shpejtësi dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian.
“Siç kremi premtuar dhe premtimi ynë po realizohet që deri në fund të tetorit do të lëshojë pasaportat e para biometrike. Me lëshimin e pasaportës së parë biometrike po e përmbushim një parakusht shumë të rëndësishëm për Kosovën, si në rrafshin e sigurisë së dokumenteve, ashtu edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Është një hap i madh për Kosovën, është dokument që barazon qytetarët e Kosovës me ata të Bashkimit Evropian”, tha Kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se me lëshimin e pasaportave biometrike po avancohet procesi i liberalizimit të vizave, ku deri më tani është arritur një progres substancial në proces si në fushën e riatdhesimit dhe ri-integrimit dhe menaxhimit të integruar të kufijve.
Ndërsa ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger, vend ku janë duke u prodhuar pasaportat biometrike, tha se me këtë rast ka përfunduar një punë e madhe, delikate dhe sfiduese që është bërë në mes partnerëve të shkëlqyeshëm, Kosovës dhe Austrisë, në një periudhë shumë të shkurtër.
Qytetarët e parë të Republikës së Kosovës të cilët janë pajisur sot me pasaporta biometrike janë: Fatos Bajçinovci, Zymrije Grajçevci dhe Ender Alija.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore