Lajme
Në këto kantone të Zvicrës pushohet për 1 Maj
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve festohet më 1 Maj me protesta të punëtorëve, megjithatë në disa kantone kjo ditë është festë zyrtare.
Në Zvicër, megjithatë, ia vlen të kihet parasysh se ka dallime në varësi të vendit ku jetoni, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit kanë një ditë të plotë pushimi më 1 maj në kantonin e Cyrih, Basel–Stadt, Basel–Land, Jura, Neuchâtel, Schaffhausen, Thurgau dhe Ticino.
Në Aargau dhe Solothurn, njerëzve zakonisht u jepet një gjysmë dite pushimi (nga ora 12 e mesditës), shkruan thelocal.ch.
Në disa kantone, si Freiburg dhe St. Gallen, zakonisht u jepet një gjysmë dite punëtorëve kantonalë.
Punonjësit në kantonet e tjera nuk marrin një festë publike më 1 maj, përveç nëse shefi i tyre u jep punëtorëve pushim.
Si shënohet 1 Maji në Zvicër?
Ngjarje të tilla, si demonstrata, festivale dhe fjalime publike janë planifikuar në rreth 50 lokacione në gjithë Zvicrën më 1 maj, kështu që mbani një sy se çfarë po ndodh lokalisht në zonën tuaj.
Demonstrata më e madhe zhvillohet në Cyrih, qyteti më i madh i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












