Shkurt.ch
Në Kantonin Vaud po mbahen zgjedhjet për parlament dhe qeveri
Nga zgjedhjet e vitit 2011 PS dhe të Gjelbrit kanë një shumicë prej 4 vetave në qeverinë me 7 ministra. FDP ka 3
Në Kantonin Vaud, në Zvicrën Perëndimore sot po mbahen zgjedhjet për përbërjen e parlamentit dhe qeverisë së re për pesë vitet e ardhshme. Nga 7 pjesëtarët e tashëm të ekzekutivit, për zgjedhje të serishme kandidojnë gjashtë. Sipas një sondazhi të realizuar nga radiotelevizioni në gjuhën frënge RTS, të gjithë kandidatët e deritashëm kanë shanse të mira për t`u rizgjedhur, pjesërisht edhe në raundin e parë.
Nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2011 PS dhe të Gjelbrit kanë një shumicë prej 4 vetave në qeverinë me 7 ministra. Socialistët kanë 3, të gjelbrit një ndërsa FDP/PLR, e cila është partia tradicionalisht më e madhe në kanton dhe në parlament, i ka 3 vendet tjera në qeveri.
Zgjedhjet për parlamentin prej 150 vendesh konsiderohen edhe si test për SVP/UDC, e cila kohëve të fundit ka shënuar humbje të konsiderueshme në Zvicrën perëndimore (frankofone).
Në zgjedhjet për përbërjen e re të parlamentit kantonal janë së paku edhe dy kandidatë shqiptarë: Ervin Sheu dhe Sadik Krasniqi. Të dytë garojnë për PS.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










