Shkurt.ch

Në kantonin e Bernës «zhduken» 48 komuna

Në kantonin e Bernës 48 komuna janë „zhdukur“, pas një dekade kur hyri në fuqi ligji i ri për fuzionimin e komunave të vogla.

Procesi i bashkimit nuk ka përfunduar ende, tha këshilltari Christoph Neuhaus në një konferencë për medie në Bernë.

Kjo nuk e ndryshon faktin se më shumë reforma nëpër komuna janë të nevojshme, sepse detyrat dhe presioni financiar do të vazhdojë të rritet, ka thënë Neuhaus.

Reformat nëpër komuna nuk vlejnë vetëm për bashkimin e tyre, tha Neuhaus. Ka pasur edhe mënyra të tjera për modernizimin e strukturave. Ai nuk ka treguar se si do të duket Berna si kanton me afër 50 komuna më pak.

Sipas Neuhaus, do të jenë 352 komuna në kantonin e Bernës. 88 prej tyre nga 1 janari 2016 do të kenë më pak se 500 banorë.