Lajme
Në Jarinje është e ndaluar hyrja për makinat që bartin artikuj ushqimor
Në pikën kufitare të Jarinjes është e ndaluar hyrja për makinat që bartin artikuj ushqimor apo çfarëdo malli tjetër.
Ushtarët e KFOR-it në këtë pikë kanë ndaluar edhe makinat që bartin barna, ndërsa prapa janë kthyer edhe makinat e mbushura me lëndë djegëse, raportojnë mediat serbe.
Sipas këtyre mediave shoferët kanë thënë se ushtarët amerikan të KFOR-it kanë urdhëruar ndalimin e kalimit të automjeteve me mallra. Aty është lejuar vetëm kalimi i mjeteve të transportit të udhëtarëve pa ngarkesa tjera.
Për dallim nga Jarinja, nuk kishte kontrolle kaq rigoroze në pikën në Bërnjak që kontrollohet nga ushtarët francez, maroken dhe austriak të KFOR-it.Me vetura të vogla është sjellë qumështi dhe buka nga Serbia, raportonjnë mediat serbe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











