Lajme
Në Itali çmimi i një maske mbrojtëse rritet me 1700 për qind
Çmimi i shitjes së një maske ka arritur në shumën 40 euro
Është bërë e ditur se kosumatorët italianë denoncojnë mashtrimin që po u bëhet me çmimet në këtë moment kritik.
Psikoza e panikut të infektimit nga koronavirus ka çuar në Itali në shumëfishimin e çmimeve të produkteve higjeno sanitare që po boshatisen nga raftet e supermerkateve e të farmacive, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se mungesa e tyre ka çuar që mjaft italianë t’i blejnë në plataformat online, ku ndër më gjigantet është Amazon.
Po ashtu, Enti Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve Codacons pas një monitorimi konstant prej disa ditësh ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske është rritur me 1700 për qind.
Online çmimi i shitjes së një maske ka arritur në shumen 40 euro në plataformën “Amazon”, konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro, kur dikur çmimi i një maske ishte vetëm 0.10 cent.
Shumëfishim të çmimit kanë pësuar dhe produktet higjeno sanitare si Amuchina, e njohur si një disinfektat mjaft i fortë. Çmimi i këtij produkti 80 ml që deri më tani shitej me 3 euro, sot shitet në çmimin 22.5 euro.
Enti Italian për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorëve ka informuar se zyrtarisht ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Romës dhe tek autoritetet e Guardia di Finanza spekulimet që po bëhen me çmimet e këtyre produkteve, shkruan “kp”.
“Nëse gjigandët e e-commerce nuk marrin masat për të eliminuar e bllokuar portalet online që realizojnë shitje të tilla, atëherë ata bëhen bashkëpunëtorë në këtë mashtrim që u bëhet konsuamatorëve”, theksojnë Enti Italian i Konsuamtorëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














