Lajme
Në Itali 50 për qind ka rënë numri i emigrantëve më 2019
Sipas të dhënave, numri i imigrantëve që kanë zbarkuar në brigjet italiane në vitin 2019 është përgjysmuar në raport me një vit më parë, sipas Ministrisë së Brendshme.
“Numri i të mbërriturve gjatë këtij viti ka qenë 11 439 persona, rreth 50,72% më pak se më 2018, kur kjo shifër ishte 23 210”, sipas të dhënave të ministrisë, publikuar sot.
Duhet theksuar se ulja ka qenë akoma më e madhe (-90,38%) nëse i krahasojmë këto shifra me ato të vitit 2017, kur 118 914 migrantë kanë zbarkuar në brigjet italiane.
Sipas raportit, thuhet se migrantët e mbërritur në vitin 2019 janë tunizianë (2 654), pakistanezë (1 180) dhe nga Bregu i Fildishtë (1 135).
Mes tyre 1 618 ishin minorenë të pashoqëruar, rreth një mijë më pak se në 2018 dhe rreth 14 000 më pak se më 2017.
Italia është drejtuar që prej qershorit 2018 dhe deri në gusht 2019 nga një koalicion i formuar nga Lëvizja Pesë Yjet (M5S, antisistem) dhe Lega (ekstremi i djathtë) e sovranistit, Matteo Salvini, i cili ka qenë ministër i Brendshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












