Lajme
Rritet numri i të infektuarve me Covid në Gjermani
Sipas mediave gjermane, thuhet se është rritur numri i të infektuarve me Coronavirus në Gjermani para vjeshtës dhe dimrit, kur pritej një valë e re. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, anuluan takimet e tyre këtë javë pasi ishin infektuar me COVID-19, shkruan dpa. Presidenti në detyrë i Institutit Robert Koch (RKI), Lars Schaade, tha të hënën se ata kanë vënë re një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë koronavirusin, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit nuk ka rregulla mbrojtëse, si izolimi, mbajtja e distancës apo mbajtja e detyrueshme e maskave. Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, tha gjithashtu se një numër i madh i rasteve të infektimit me virus mund të priten sërish gjatë vjeshtës, por edhe se ka imunitet të gjerë në popullatë.
Sidoqoftë, Lauterbach bëri thirrje për vaksinimin e rekomanduar shtesë. “Infeksioni COVID-19 nuk është një ftohje, nuk është një gjë e vogël”, tha ai. Personat mbi 60 vjeç dhe me sëmundje të konstatuara duhet të zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e tyre dhe të “freskojnë” mbrojtjen me vaksinim. Ministri i Shëndetësisë dhe Instituti Robert Koch kanë rekomanduar mbajtjen vullnetare të maskave në situata të caktuara. Gazeta Frankfurter Rundschau shkruan se vala e infeksioneve është jashtëzakonisht e lartë për këtë periudhë të vitit kur temperaturat e ajrit janë në nivelet e verës.
Në gjithë Gjermaninë, numri i rasteve me COVID-19 për 100 mijë banorë është nëntë. Administrata e Spitalit Universitar në Frankfurt u ka dhënë një “rekomandim urgjent” punonjësve që të mbajnë maska në fytyrë, sipas Jurgen Graf, drejtor mjekësor dhe kryetar i bordit. Jo vetëm për shkak të coronavirusit, por në përgjithësi si “masa parandaluese ndaj infeksioneve sezonale”.
Maska është rikthyer edhe në rrugë. Në transportin publik lokal ose në supermarket, personat me maska mbrojtëse sërish mund të shihen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












